Aksion ‘i madh’, 16 inspektorë konfiskojnë 35 kg suxhuk

Tashmë, Kosova do t’i ketë 35 kilogramë suxhuk më pak në raftet e saj. 

Kjo pasi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e ka gjetur dhe e ka konfiskuar në Prizren këtë sasi suxhuku që pretendohet të jetë pa licencë, siç raporton Tëvë1.

Zëdhënësi i AUV-it ka konfirmuar lajmin për këtë medium, dhe madje edhe ka dhënë informacione të tjera. 

“Sasia totale e produkteve të ndaluara sot në aksionin e zhvilluar është 35kg suxhuk pa dekleracion, prodhuar në objekt të pa licencuar. Aksioni u realizua përmes 8 grupeve inspektuese, ku ne secilin grup, pjesëmarrës ishte nga dy inspektorë,” – ka deklaruar Thaçi.

Nuk dihet pse duheshin 16 inspektorë për të konfiskuar vetëm 16 kilogramë suxhuk. 

Megjithatë, nga AUV-i është premtuar se aksionet për kontroll do të vazhdojnë.