VV në dy-vjetorin e fitores: Sakrifica e mijëra aktivistëve po shpërblehet me një shtet që s’vjedh

Në dy-vjetorin e fitores në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, ka thënë se me qeverisjen e re, shteti i Kosovës ka shënuar arritje në luftim të korrupsionit, reformim të institucioneve si dhe arritje në demokratizim, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një shkrimi në Facebook, LVV ka thënë se rezultati i 14 shkurtit 2021 ka qenë vetëm nisje e një projekti, i cili siç u theksua, do të jetë gjithmonë ngushtësisht i lidhur me idealet kombëtare e vlerat shoqërore.

“Në vitin 2021, në 14 shkurt, populli i Kosovës vendosi të votojë masivisht ndryshimin. Një shumicë elektorale që nuk ka pasur precedentë në Kosovë, 51% për listën e VETËVENDOSJE!s. Tre prijësit e listës, Albini, Vjosa e Glauku, sot janë kryeministër, presidente dhe kryeparlamentar, personalitete të reja e të pakorruptuara, për republikën më të re të kontinentit tonë. Me qeverisjen e re Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit dhe reformim të institucioneve. Sakrifica e mijëra aktivistëve është shpërblyer e po shpërblehet me një shtet që nuk vjedh, me një shtet që i shpërndan rezultatet e rritjes ekonomike tek qytetarët, përmes pakove të rimëkëmbjes ekonomike, subvencioneve dhe mbështetjes së punësimit të të rinjve e grave”, thuhet në njoftim.

Shkrimi i plotë: 

Në vitin 2021, në 14 shkurt, populli i Kosovës vendosi të votojë masivisht ndryshimin. Një shumicë elektorale që nuk ka pasur precedentë në Kosovë, 51% për listën e VETËVENDOSJE!s. Tre prijësit e listës, Albini, Vjosa e Glauku, sot janë kryeministër, presidente dhe kryeparlamentar, personalitete të reja e të pakorruptuara, për republikën më të re të kontinentit tonë. Me qeverisjen e re Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit dhe reformim të institucioneve. Sakrifica e mijëra aktivistëve është shpërblyer e po shpërblehet me një shtet që nuk vjedh, me një shtet që i shpërndan rezultatet e rritjes ekonomike tek qytetarët, përmes pakove të rimëkëmbjes ekonomike, subvencioneve dhe mbështetjes së punësimit të të rinjve e grave.

Rezultati i 14 shkurtit 2021 nuk ishte përfundim, por vetëm nisje e një projekti i cili do të jetë gjithmonë ngushtësisht i lidhur me idealet kombëtare e vlerat shoqërore të cilat i frymëzojnë aktivistët tanë dhe shumë nga qytetarët e Kosovës. Prandaj 14 shkurtin nuk e kujtojmë me nostalgji, por me energji. Ajo nuk është data kur mbaroi aktivizmi për të nisur zyrtarizmi, por data kur aktivizmi u zgjerua në mjetet e qëllimet e veta, për të mirën e Atdheut.

Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese.