Rrënohet shtëpia e famshme në Prizren, banorët do ta kenë më të lehtë qasjen në qytet

Një shtëpi është rrënuar gjatë ditës së sotme në rrugën e re transitore që lidh magjistralen Prishtinë dhe Gjakovë.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Në bashkëpunim me familjen dhe pronarët, sot u rënua shtëpia në rrugën e re transitore që lidh magjistralen për në Prishtinë dhe Gjakovë, nga hyrja e lagjes “Dardania” për në “Arbanë””- ka njoftuar Totaj në Facebook.

Kryetari i Prizrenit shtoi se segment rrugor do ta bëjë shkarkimin e trafikut në Prizren dhe do të shërbejë për qasje më të lehtë e më të shpejtë të banorëve të kësaj zone në qytet.

Deshironi te ndani ndonje sinjal me ne? Na Shkruani

Rragim nga FC Ballkani

Reagim! FC Ballkani shpreh indinjatën e thellë të disa opinionistëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e mbi të gjitha edhe pa profilizim profesional sportiv,

Read More »