Suharekasi pengon policët që shkuan ta kërkojnë vëllain e tij, përfundon edhe vet në stacion policor

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, ku disa zyrtarë policorë kishin shkuar që ta kërkojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘Kanosje’.

Sinjali mëson se me të arritur në shtëpinë e të dyshuarit, kanë hasur në rezistencë nga vëllai i tij, i cili ka penguar policët që të kryejnë detyrën e tyre duke i shtyrë e duke i fyer.

Kjo ka bërë që të intervenojë edhe një njësi policore, me ç’rast kanë shoqëruar dy të dyshuarit në stacion për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që personi që shfaqi rezistencë ndaj policëve të dërgohet në mbajtje për veprën “Pengim i personit zyrtar”, ndërsa vëllai i tij do të hetohet në liri për ‘Kanosje’.

Deshironi te ndani ndonje sinjal me ne? Na Shkruani

Rragim nga FC Ballkani

Reagim! FC Ballkani shpreh indinjatën e thellë të disa opinionistëve mediatikë, të cilët pa asnjë bazë e mbi të gjitha edhe pa profilizim profesional sportiv,

Read More »