Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe fëmijët, të cilat përjetojnë dhunë nga baballarët, raporton Gazeta Sinjali.

Raste të tilla dyshohet se kanë ndodhur që disa herë në një familje në Shirokë të Suharekës. Këtë herë i dyshuar është një 42-vjeçar, recidivist i dhunës në familje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, duke e goditur me grushte e shqelma, mëngjesin e djeshëm. Kjo situatë, që po përsëritet që shumë herë në familjen e tij, ka shtyrë të riun të kërkojë ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se 19-vjeçari e ka denoncuar rastin, me ç’rast ka treguar para hetuesve policorë se si u rrah nga babai i tij, i cili ishte në gjendje të dehur. I dyshuari pasi kishte sulmuar të birin u largua nga shtëpia, por nuk arriti t’iu shpëtojë prangave të Policisë.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë të njëjtin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT