Arbana bie në kundërshtim me zarfin, Luiz Ejlli nxjerr zbuluar manipulimin e produksionit

Gjatë kësaj jave, produksioni i BBV vendosi në zbatim edhe njëherë lojën me litar.

Banorët u ndanë në dy grupe, secili i lidhur me litar. Mirëpo ndryshe nga hera e kaluar, teksa mbërriti një zarf në shtëpi, u bë e ditur se ai banor që heq litarin do të shkojë në nominim.

Me të mësuar këtë, Luizi e hoqi menjëherë litarin. Ndërsa afër përfundimit të lojës, ai arriti të bindte dhe Oltën për ta hequr litarin, duke menduar kështu se të dy janë në nominim ‘kokë më kokë’.

Por duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë, të paktën deri më tani.

Prime-in e sotëm, teksa Arbana transmetoi përballë banorëve dhe publikut disa pjesë nga loja me litar, ajo bëri të ditur se i gjithë grupi do të shkojë në nominim.

Pra për Luizin, Oltën, Kiarën, Dean dhe Beatin u hap pak më parë televotimi e një prej tyre do të lërë sot shtëpinë e BBV.

Mirëpo Luizi nuk ka qenë aspak dakord me fjalët e Arbanës, pasi sipas tij, në zarfin e dërguar pak ditë më parë thuhej se në nominim shkon vetëm personi që heq litarin dhe jo gjithë grupi.

Madje, megjithëse u kundërshtua disa herë nga Arbana, ai këmbënguli se nuk ka qenë aspak siç e tha moderatorja, duke lënë të kuptohet se produksioni e ka manipuluar të gjithë situatën.