Bie ashensori në një ndërtesë, lëndohen gjashtë përsona

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum në një objekt banesor, në rrugën “Hisni Gashi” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. 

Për shkaqe ende të panjohura, ashensori ka rënë dhe për pasojë banorët kanë marrë lëndime të rënda, për çka janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast ka bërë të ditur se rasti po hetohet. 

“Është raportuar se si pasoj e një ashensori i cili ka rënë në një ndertës nga kati i dytë në podrum, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona viktima femra kosovare të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”.