Shtrihet rreth 5 km. në jug të Therandës. Është vendbanim fushor i tipit të grumbulluar, përveç disa shtëpive që janë mjaft larg njëra – tjetrës.
Lagjet – Familjet: Haxhiaj, Haziraj, Hajdaraj, Hamzaj, Muharreinaj, Sallahaj, Zenelaj, Zeçiri, Berisha, Rexhepaj, Asllani, Seferaj, Alijaj, Gashi, Maksutaj, Neziraj etj.
Mikrotoponimet më karakteristike: Tuma, Maxherci, Llocia, Zabeli i Sylejman Agës, Lluga e Asllan Agës, Livadhet e Gata, Luga e Puninit, Pazhiku, Oborvishta, Arat e Kuqe, Arat ner Drum, Livadhet e Verdlia, Livadhet e Buta, Drumi i Gjakovës, Udha e Shkupit, Arat te Brodi, Zabeli i Mehmetit, Zakuta, Zabeli i Qavave, Arrnica, Reka e Thatë, Tarazhda etj.
Është vendbanim i vjetër shqiptar. Gjinoci i hershëm ishte me afër rrugës kryesore Prizren-Therandë. Nga aty janë tërhequr më lart ku është sot Gjinoci për shkak të burimeve të ujit. Në afërsi të fshatit, afër lumit Sopi, te Gjinoci i Vogël (Topliçani, që e pagëzuan kolonët serbë) është një kodër që quhet Tume. Aty më herët janë gjetur dëshmi materiale iliro-dardane. Mirepo, nuk janë bërë gjurmime arkeologjike. Toponim me rëndësi është vendi, ara të punuara që e quajnë Magjerc në jugperëndim të fshatit. Mendohet se aty ka qenë vendbanimi i hershëm Magjerci. Mirëpo, ky toponim më tepër i takon fshatit Gelancë. Në pjesën veri-jug të fshatit të quajtur Llucia ka qene një kishë e vjetër ilire. Aty tani janë gurë të varreve dhe gurë të themeleve, eshtra të dimenzioneve të mëdha, unaza etj.
Emri i këlij katundi – Arbashki katun Ginovcl del të përmendet më 1348 në një krisobulë të mbretit Stefan Dushanit i cili, me të themeluar të manastirit të shenjtarëve Mihal dhe Gabriel në Prizren i dhuronte me këtë krisobulë prona, midis të cilave edhe fshatin, Gjinocin e sotëm. Pra, me rëndësi është të përmendet se fshati Gjinofc i kohës së Dushanit ishte katund shqiptarësh, gjë që mund të shihet nga teksti i vet krisobulës në të cilën thuhet: “….dhe: këta shqiptarë (a re Arbanas): Katunin Ginovci)….”. S’është vështirë të hetohet se toponimi Ginovci ka për rrënjë etnominin shqiptar Gjin dhe se trajlja me – ovci që në kohë të Dushanit, është sllavizim parcial i emcrlimit shqiptar Gjinaj. Ky d!he toponime të tjera të terriloril të Kosovcs dëshmojnc edhe një hcrë praninë e shqiptarëve në këtjë anë dhc hcdh poshtë dcklarimet paushalle të disa studiuesve joserioz të cilët i binin shqiptarët lë ardhur në këto anë gjatë shekujve XVI1-XVHI.(4) Më vonë, si katund shqiptar përmendet në defterin e Sanxhakut të Prizrenit të vitit 1591 me emrin Gjinofc dhe kishte 13 shtëpi, 3 beqarë dhe 1 çift.
Me emrin Gjinofci është i regjistruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h). Në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore në këtë vendbanim u kolonizuan 15 familje kolone serbe(6) nga territori i Serbisë – Brusi, Raça, Kosanica e Zhupanjeva e Kragujecit. Ndërsa, në ngastrën e këtij lokaliteti, në pjesën veriperëndimore, afër rrugës Therandë-Prizren u kolonizuan 26 familje kolone serbe, kryesisht nga treva e Toplicës dhe e pagëzuan me emrin Topliçan. Deri vonë ky lokalitet llogaritej si vendbanim i veçantë, Përkitazi me këtë po i theksoj dy dokumente arkivore: Prizren, 7.V.1936, Rexhep Jusufi, Hetem Limani, Rasim Sadriu nga Gjinoci, në Gjyqin e Rrethit në Prizren, bëjnë padi kundër Arsa Iliqit nga Topliçani për shkak se i ka zënë pyjet e tyre në vendin e quajtur “Lloqi”, të cilin e ka lëvruar edhe përkundër faktit se i është dhënë toka para disa vitesh nga shteti si kolon. Arsa, para gjyqit deklaron se Drejtorati agrar si invalid që në vitet 1927-1928 i ka dhënë 13 ha tokë të pyllëzuar, të cilën e ka punuar. Para dy vitesh i ka marrë edhe 2,5 ha tokë si plotësim për kultivimin e vreshtës. Gjyqi i Rrethit në Prizren, në vitin 1938, bjen vendimit, ku A. Iliq lirohet nga padia, për arsye se toka në fjalë është e kufizuar dhe vënë nën goditje të reformës agrare dhe të paditurit definitivisht do t’i mbetet. Në dokumentin tjetër, kolonët e fshatit Gjinoc, më 26 gusht 1938, në stacionin e policisë padisin shqiptarët dhe deklarojnë se ata ua kanë prerë një lis në vendin të cilin agrari e ka caktuar për faltore dhe oborr të shkollës të fshatit Gjinoc si dhe u ka humbur kryqi si shenjë e faltorës. Konstatimi i patrollës së policisë, se lisin e kanë prerë shqiptarët sipas urdhërit të kryeplakut Abdyl Sylës, për të marrë dërrasa për varrimin e të vdekurit Jetish Hamzës. Përkitazi me kryqin, Syla ka deklaruar se nga shqiptarët askush nuk e ka marrë kryqin, por atë e kanë bërë vet kolonët me qëllim që t’ua hedhin fajin atyre.
Në fillim të vitit 1941 Gjinoci sulmohet nga një kompani e ushtrisë serbe, ku vrahen 60-80 ushtarë serbë dhe komandanti i tyre Novakoviq. Nga 50 shtëpi sa kishte atëherë Gjinoci, ushtria serbe dogji 18 shtëpi. Lagja Haxhiaj, ku u zhvillua lufta ka shpëtuar pa u djegur, ndërsa lagjet tjera janë djegur tërësisht nga ushtria serbe. Ndërsa, nga fshati janë djegur 2 pleq nga lagjja Berisha dhe është vra një banorë I familjes Haxhiaj.
Më 1956 për në Turqi janë shpërngulur 2 familje (Zenelaj 12 anëtarshe dhe Behlulaj 5 anëtarëshe.
Shënimet statistikore:
rreth vitit 1879 kishte 16 shtëpi shqiptare;
në fund të shek. XIX – 20 shtëpi;
sipas regjistrimit të vitit 1913 – 405 banorë;
në vitin 1918-34 shtëpi shqiptare me 353 banorë;
sipas regjistrimit tjetër të vitit 1921 – 37 shtëpi me 387 banorë;
në vitin 1928 – 34 shtëpi me 240 banorë;
në vitin 1948 – 86 shtëpi me 638 banorë;
në vitin 1953 – 104 shtëpi me 750 banorë;
në vitin 1961 – 108 shtëpi me 827 banorë (803 shqiptarë, 20 serbë, 4 të tjerë);
në vitin 1971 – 122 shtëpi me 1224 banorë (1222 shqiptarë, 2 të tjerë);
në vitin 1981 – 172 shtëpi me 1569 banorë (1561 shqiptarë, 8 myslimanë).
Para agresionit serb të viteve 1998-99, sipas shënimeve të marra në terren, fshati kishte 392 shtëpi me rreth 3900 banorë shqiptarë. Sipas shënimeve të Kuvendit Komunal në vitin 2000 fshati kishte 3037 banorë. Okupatori serb popullatën e Gjinocit e largoi me dhunë për në Shqipëri me 3 prill 1999, i dogji 342 shtëpi banimi. Më 5 prill 1999 është djegur e shkatërruar plotësisht xhamia e fshatit. Është djegur ambulanca, ndërsa shkolla e zyra e vendit në këtë fshat u demoluan dhe u granatuan. Janë djegur biblioteka personale dhe dokumente me vlerë nëpër familje. Është vrarë një person i këtij fshati.
Magjerci
Si vendbanim përmendet në kartën e perandorit Dushan të vitit 1348 me emrin Magjerci. Sot në jugperëndim të fshatit Gjinoc përmendet mikrotoponimi Magjerc, ku duhej të kishte qenë fshati mesjetar Magjerci.
Topliçani
Shtrihet rreth 5 km në jugperëndim të Therandës. Sot është lagje e fshatit Gjinoc dhe quhet me emrin Gjinoci i Ri.
Këtë vendbanim si koloni e krijuan kolonët serbë të ardhur nga treva e Toplicës së Serbisë dhe e pagëzuan me emrin Topliçan. Këtu u vendosën 26 familje kolone serbe. Serbët më vonë shumica e tyre duke e shitur pasurinë, të marrë falas prej shqiptarëve, shpërngulën nga ky vendbanim.
Në këtë lagje jetojnë familjet Sallauka, Gjini, Cahani etj.
Shënimet statistikore:
në vitin 1948 kishte 13 shtëpi me 78 banorë;
në vitin 1953 – 20 shtëpi me 94 banorë;
në vitin 1961 – .14 shtëpi me 69 banorë (21 shqiptarë, 48 serbë);
në vitin 1971 – 14 shtëpi me 122 banorë (85 shqiptarë, 28 serbë, 9 malazez);
në vitin 1981 – 38 shtëpi me 307 banorë (267 shqiptarë, 31 serbë, 9 malazez).
Sipas regjistrimit serb të vitit 1991 kishte 9 banorë serbë.