Asambleisti i LDK-së, z.Selman Kolgeci ka njoftuar se nesër 28.02.2023 fillon peticioni i qytetarëve për vendosjen e shtatores së presidentit I rahim Rugova në sheshin e Suharekës.
Postimi i plotë:
Nesër me datë 28/02/2023 fillon peticioni i qytetarëve për vendosjen e shtatores së presidentit historik dr.Ibrahim Rugova.
Kjo nismë e jona është refuzuar dy herë nga Bali Muharremaj përmes asambleistëve të vetë e të koalicionit qeverisës.
Siç kemi premtuar edhe më herët,tentimet tona për këtë temë nuk do të ndalen deri në lejimin e vendosjes së shtatores së Presidentit historik e atit themeltarë të shtetit të Kosovës në sheshin që me krenari bartë emrin “Dr.Ibrahim Rugova”!