Super-sfida në program xhiron e ardhshme, vështirë për Ballkanin

Xhiro tejet interesante na pret fundjavën e ardhshme.

Padyshim se vëmendja kryesore do të jetë në kryeqytet, aty ku Prishtina do të jetë nikoqire e kryesuesit, Ballkanit.

Drita do ta presë Llapin që në fundjavë humbi si nikoqir i Prishtinës, kurse Trepça’89 do të përballet në “Riza Lushta” kundër Malishevës, në derbin e skuadrave të pjesës së poshtme.

Në dy duelet e fundit, Dukagjini do të luajë ndaj Gjilanit në Klinë, kurse Ferizaj udhëton në “Bajram Aliu” për t’u ndeshur me Drenicën.

Kujtojmë se në mesjavë do të bëhet publikohet edhe orari i plotë, bashkë me mantelverdhët e angazhuar.