Emërllahu thesar i Ballkanit, kundër Prishtinës pati përqindje të frikshme të pasimeve të sakta

Lindon Emërllahu bëri një tjetër paraqitje pozitive në fundjavën që lamë pas. Statistikat e tij ishin shumë të mira.

Mesfushori i ri kosovar po shkëlqen në skemat e trajnerit Daja. Ai ishte një “motor” i vërtetë në mesfushën e skuadrës së vet në ndeshjen derbi kundër Prishtinës, që u zhvillua të dielën që kaloi në “Sami Kelmendi”, shkruan Futbollikosovar.net.

Ueb faqja jonë posedon statistikat e reprezentuesit kosovar nga ky takim. Ai kishte 92% pasime të sakta. Një shifër monstruoze nëse kemi parasysh faktin që u përfshi në shumë pasime, me ç’rast ishte i suksesshëm në 56 nga 61 prej tyre. Madje, një pjesë e madhe e tyre u koncentruar edhe në sulm (9 nga 13).

Gjithashtu pati 3 nga 8 duele të fituara. Rrëmbeu edhe 2 topa kundër formacionit prishtinas dhe shkaktoi 1 goditje dënimi në favor të kundërshtarëve. Në këtë takim ai u zëvendësua në minutën e 69’, pasi Ballkani u detyrua që i tëri të përqendrohej në sulm, meqë ishte në disavantazh 2-0. Gjë që ia arriti, pas derbi përfundoi 2-2 në frymën e fundit të takimit.