Sipas shkencëtarëve, djemtë duhet të masturbojnë 21 herë në muaj.
Sipas kërkimeve shkencore të publikuara nga European Urology, masturbimi në baza të rregullta i ndihmon burrat të ulin rrezikun e kancerit të prostatës.
Studiuesit anketuan 31 mijë e 925 burra gjatë një periudhe 18-vjeçare dhe vëzhguan se sa shpesh masturbonin gjatë gjithë jetës së tyre. Zbulimi vjen pasi studimet e mëparshme sugjeruan se një jetë e shëndetshme seksuale ku jeni duke arritur kulmin, shpesh rezulton në një rënie të dukshme të shkallës së kancerit, megjithatë shkenca tani duket se ka gjetur numrin magjik.
Thuhet se meshkujt duhet të synojnë të kenë një orgazëm, qoftë përmes masturbimit apo mjeteve të tjera, të paktën 21 herë në muaj. Askush nuk thotë se nuk duhet të keni më shumë nëse dëshironi, megjithatë.
Shkencëtarët thonë se nuk e dinë ende saktësisht pse bërja e masturbimit ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit të prostatës, megjithatë sipas IFLScience disa besojnë se të pasurit e një orgazme rregullisht largon toksinat që mund të rrisin rrezikun e kancerit.
Hulumtimi vjen pasi një studim në vitin 2018 zbuloi se meshkujt që masturbojnë më shumë janë dashnorë më të mirë.
Sipas hulumtimit të publikuar nga TENGA, meshkujt që kënaqen çdo javë janë 10 për qind më të sigurt në performancën e tyre seksuale sesa ata që nuk masturbojnë. Megjithatë, një studim tjetër i publikuar në fillim të këtij viti zbuloi se disa meshkuj kanë ‘turp’ të masturbojnë, shkruan Daily Star.