Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur në një familje në fshatin Bukosh të Suharekës, me ç’rast një person ka denoncuar në Polici djalin e tij 23-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe anëtarëve tjerë të familjes.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore për lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi që ky i fundit ndodhet në arrati.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet 23-vjeçari.