Peci: Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kërkoi nga  Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë që të merr masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit.

Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit”, tha Ministri Peci.

Më tej nga Ministria njoftuan se mos-respektimi i ligjit në fjalë si nga personat fizik dhe subjektet juridike do të pasohet me gjoba.