• 16/06/2021
Digiqole ad

Politikanët iu urojnë Bajramin

 Politikanët iu urojnë Bajramin

Është e zakonshme që festat fetare na bashkojnë me njëri tjetrin, për t’i vizituar e uruar familjarë, miq e shokë.

Sot festa e Bajramit po festohet më ndryshe se herave të tjera, kjo per shkak të gjendjes pandemike në të cilen ndodhemi, e që me rekomandim të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike këtë radhë nuk do të bëjmë vizita.

Ndërsa politikanët si zakonisht kanë gjetur forma për t’i uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajramit.

Më poshtë po u sjellim disa nga urimet e politikanëve nga Suhareka:

Ardian Shala – Kryetar I LDK-se Dega Suharekë

“Të nderuar miq, besimtarë të fesë islame,
Me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të sakrificës fizike e shpirtërore, pranoni urimet e mia më të sinqerta për festën e Fitër Bajramit (ditës ku forcohen lidhjet dhe ndjenjat njerëzore) me dëshirën më të madhe që agjërimi, dhe të gjitha veprat tuaja gjatë Ramazanit, të jenë pranuar nga ana e Zotit dhe të shpërbleheni me të mirat e tij.
Festa e Fitër Bajramit është një shembull i përhershëm për të gjithë ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqe, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore.
Këto ditë madhështore të cilat bartin në vete vlerën e humanitetit, sakrificës, barazisë në mes të njerëzve, uroj që të gjithë besimtarët t’i gjejnë në harmoni, unitet dhe mbarësi në të gjitha sferat!”-Ardian Shala – Kryetar I LDK-se Dega Suharekë

Edhe kryetari I komunës, njëherit Kryetar I degës së AAK-së në Suharekë Ka uruar qytetarët nga Facebook

Bali Muharremaj – Kryetar i AAK-se Dega në Suharekë

“Kjo festë transmeton gëzimin dhe urimet më të mira në familjet tona.
Ju bëj thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te njëri-tjetri, sepse vetëm me disiplinë dhe kujdes të shtuar mund ta tejkalojmë këtë kohë të pandemisë.
Uroj që mirëqenia e toleranca të mbretërojnë gjithmonë në vendin tonë.
Urime Fitër Bajrami”
Bali Muharremaj – Kryetar i AAK-se Dega në Suharekë

Fitër Bajramin ju uron edhe Ramë Vataj nga PDK

Ramë Vataj- kryetar i PDK-se dega në Suharekë

Vataj Shkruan:

“Të gjithë besimtarëve të fesë Islame, me fat Bajramin e madh!

Gjithë atyre që kanë mbajtur Ramazanin, uroj t’u jetë pranuar agjërimi!

Shendet, dashuri dhe mirëqenie në familjet tuaja! Gëzofshim së bashku si popull dhe paçim shumë solidaritet, respekt e dashuri mes njëri-tjetrit!
Gëzuar!” – Ramë Vataj- kryetar i PDK-se dega në Suharekë

Lëvizja VETËVENDOSJE! uron të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen, për festën e Fitër Bajramit.

Pas mësimeve që na jep muaji i shenjtë i Ramazanit për dëlirësi e solidaritet, qëndrueshmëri e vetëpërmbajtje ndaj sprovave të përditshme, sot besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin.

Si përherë, festa e Fitër Bajramit shënon fundin e rrugëtimit njëmujor të prirë nga mishërimi me gjendjen e përditshme të tjetrit, me shtimin e ndjeshmërisë për nevojtarët e të varfërit dhe domosdoshmërinë për t’iu ardhur në ndihmë.

Skamja dhe begatia janë dy anë të së njëjtës medalje, të cilat i përbashkon porosia që kjo festë përçon, shtrirja e dorës së solidaritetit dhe ngritja e kësaj shtrese drejt mirëqenies së përbashkët dhe për gjithë.

Sivjet, Fitër Bajramin do ta festojmë më ndryshe se herët tjera. Përballja me pandeminë kudo në botë e ka bërë të pazakontë jetën. Por edhe kjo përmbajtje për hir të mirëqenies kolektive kuptimëson akoma më shumë këtë festë dhe lartëson edhe më shumë çdo besimtar.

Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit islam, duke iu dëshiruar festë të qetë e mbarësi, duke shpresuar që Bajrami i ardhshëm të na gjejë në rrethana tjera festimi, shumë më të mira për vendin e qytetarët, të zakonshme për festën e Bajramit.

Bajramin ua uron edhe Nisma SocialDemokrate e Kosoves dega Suharekë

Sami Hajdaraj.- Kryetar i Nisma Social Demokrate dega Suharekë

“Të gjithë atyre që agjeruan muajin e Shenjtë të Ramazanit, ua pastë pranu Zoti sakrificën e agjerimit.
Urime festa e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve musliman.
Festa dhe gëzime paqim perherë mes nesh, uroj të kemi një vit të mbarë e të kalojmë edhe këtë sfiden e fundit dhe të vazhdojmë jetën me begati e shendet.”
Me respekt:
Sami Hajdaraj.- Kryetar i Nisma Social Demokrate dega Suharekë

Digiqole ad

Të ngjashme