Ish-nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka folur për aryset e largimit nga LDK-ja.
Ajo thotë se hapësira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme.
“Fatkeqësisht, hapësira për të kontribuar ishte e pamjaftueshme ndërkaq, përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kisha. Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses” ka thënë Mjekiqi.
Më tutje ai ka thënë se vazhdon të mbetet me gjithë qenien në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Po ashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm, ka shtuar më tutje Mjekiqi.
Mjekiqi u largua nga LDK-ja me 14 mars.