Lorenc Hasrama është banori më i ri që ka hyrë mbrëmë në Big Brother.
Në momentin e transmetimit të klipit të tij, kamera fokusoi disa herë Keisin dhe Sabianin për të treguar reagimin e tyre, ku u tha se banori më i ri është ish- i dashuri i saj.
Ky pretendim u tha gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjete sociale.
Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar Sabiani.
“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët,”-shkruan këngëtari në një postim në Instastory.
/