Po punonte për bukën e gojës, shqiptari në Mykonos bie nga skela, ndërron jetë në vend

Një 49-vjeçar shqiptar ka ndërrur jetë në ishullin e Mykonos në Greqi.

Mediet greke bëjne me dije se shqiptari ishte duke lyer murin e jashtëm të një objekti në ishull, kur ra nga skela nga një lartësi prej prej rreth dy metrash.

49-vjeçari ndërroi jetë në vend për shkak të lëndimeve të rënda që mori nga rrëzimi fatal.

Nga hetimet e kryera rezultoi ndërtesa ku po punonte shqiptari ishte pa leje ndërtimi, ndaj kryekontraktori kishte punësuar shqiptarin i cili nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi në Greqi