Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur pak më parë në rajonin e Fushë-Kosovës.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, vetura ka rënë nga ura duke pësuar dëme të mëdha.
Nuk është bërë e ditur ende nëse si shkak i këtij aksidenti ka persona të lënduar dhe se si erdhi deri tek ky aksident.
Qytetarë të tjerë janë ndaluar për t’i dalë në ndihmë personit të aksidentuar, deri në ardhjen e ekipeve emergjente.