150 familje nga Dukagjini do të ndihmohen nga iniciativa “Dhuro Buzëqeshje” gjatë Ramazanit

Sot në emisionin e mëngjesit të Radio Prishtinës ishte i ftuar Albert Mulaj, nga iniciativa “Dhuro Buzëqeshje”, ku tregoi më shumë rreth aktivitetit që bën ai për të ndihmuar familjet në nevojë.

Mulaj, ndër të tjera, ka thënë se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit do të ndihmohen 150 familje.

Teksa foli për organizimin e këtyre iniciativave, Mulaj tha se “Nuk është edhe shumë e vështirë, pasi shqiptarët janë zemërgjerë”.

“Kjo iniciativë është duke u organizuar tash e katër vjet rresht dhe nuk është ndal asnjëherë”, u shpreh ai në emisionin “Mëngjesi me Jehonën”. /Zëri

Emisionin e plotë mund ta shihni më poshtë:

https://fb.watch/jiXDxDjL_A/