Takimet me qytetarë, kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj po i vazhdon si zakonisht çdo të enjte. Këtu vijnë qytetarët dhe takohen me kryetarin e Komunës.
Edhe sot kanë vazhduar takimet me qytetarë të shumtë që kanë ardhur nga të gjitha anët.
Këto takime Komuna do ti mbajë në vazhdimësi, sepse zëri i qytetarit duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre duhet të shqyrtohen një nga një.
Kryetari Muharremaj, thotë se :” I dëgjoj me vëmendje për secilen kërkesë, vërejtje dhe sygjerim”.