“Faleminderit të gjithve” – Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Dragash

Drejtori i Arsimit në Komunën e Dragashit, Selim Kryeziu, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Kryeziu duke mos e bërë të ditur arsyen e dorëheqjes.

I njëjti ishte edhe ish-kryetar i degës së LDK-së në Dragash.

“Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim, kolegëve drejtorë, drejtorëve të shkollave dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim” tha mes të tjerash Kryeziu.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Miq të nderuar

Dje kam dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtorit të Arsimit.

Kemi bërë bashkë mjaftë punë të mira gjatë një viti dhe shpresoj që kjo të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Faleminderit të gjithëve për bashkëpunim, kolegve drejtorë, drejtorëve të shkollave dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në këtë drejtim.

Faleminderit kryetarit Bexhet Xheladini, për besimin dhe bashkëpumimin gjatë kësaj periudhe.

Faleminderit!