Albi Mall Superliga e Kosovës ka hyrë në një fazë tejet të nxehtë ku po luftohet fuqishëm si për titull ashtu edhe për ekzistencë.
E në xhiron e 26-të pritet të ketë përballje super të forta, ku vëmendja është në Malishevë dhe Ferizaj.
Lideri i tabelës Drita, ka një udhëtim të vështirë ku do të ndeshet me Malishevën, derisa Ballkani është mysafir i Ferizajt.
Pikët për katër skuadrat janë tejet të nevojshme pasi bëhet fjalë për luftën për titull dhe ekzistencë.
Një ndeshje e fortë është edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Llapit derisa Prishtina do të udhëtojë drejt Skenderajt ku përballet me Drenicën.
Duel tjetër interesant është edhe ai mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit