Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur se qeveria po punon për të korrektuar skemën e pagave, pas rritjes së pagës minimale.
Rama bëri të ditur se do të nisë nga nesër takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lekë.
“Shenjat e rritjes janë inkurajuese, por duhet të ecim më shpejt të gjithë bashkë. Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së pagës minimale jashtë parashikimeve, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”, u shpreh kreu i qeverisë.
