Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Kristi Aliaj dhe Keisi Medini u panë si një çifti i dytë, pas Luiz Ejllit dhe Kiara Titos në këtë edicion të këtij ‘reality-show’.

Ata prej javësh u afruan me njëri-tjetrin madje edhe kishin disa momente intime, puthje e përqafime.

Por, së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar e sidomos nga ana e këngëtares, e cila është parë e tërhequr dhe e distancuar nga ai.

Të gjitha ndjesitë dhe vazhdimin e raportit të tyre dyshja e kanë diskutuar mbrëmë (e premte) duke tentuar që të sqarohen dhe t’i japin një emër kësaj marrëdhënie.

Keisi u shpreh se përveç një pëlqimi që ka për të nuk e sheh që kjo marrëdhënie e tyre mund të funksionojë brenda shtëpisë së famshme duke i kërkuar që të jenë vetëm miq.

“Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi, duhet të ketë diçka më shumë por unë nuk e shoh atë pëlqimin e madh. Nëse të them unë se më mirë të vazhdojmë si miq e të vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?”, i tha Keisi.

Në lidhje me këtë, Kristi nuk kishte kundërshtime pasi sipas tij ajo që ka më shumë rëndësi është vet ajo.

“Do mërzitesha, po ti duhet të mbrosh mbi të gjitha veten”, u shpreh Kristi.

Tutje, Keisi tha se ka harruar vetën dhe misionin për të cilin ka hyrë në BBVA duke iu përkushtuar atij.

“Kam menduar shumë mirë, kam qarë por tani jam në fazën që flas tamam. Erdha këtu dhe gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim, ai pëlqimi në fillim ishte shumë i bukur, por mbeti aty. Ditët në vazhdim, njerëzit që e impononin, për një lidhje, ndërkohë që nuk kishte një lidhje, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera, erdhi edhe babi. Mua më trembi shumë, është gjë e madhe për jetën time, jam vetëm 22 vjeç, nuk e di si e kam mbajtur dhe tani shpërtheva. Nga imponimi i njerëzve, u tremba nga kjo gjëja që thonin kjo gruaja, vjehrri, dhëndri. U bë e tepërt kur thonin që Keisi vetëm gatuan, unë këtu kam ardhur të tregoj se këndoj, unë këtu kam harruar të këndoj, unë bëra shumë për ty, erdha pas teje e harrova veten time”, tha tutje këngëtarja.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT