Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur sot në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë. Dyshohet se dy persona kanë hapur zjarr kundrejt njëri-tjetrit, ku si pasojë një persona ka mbetur i vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. 

Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, tha ajo.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT