Kanë kaluar 20 vjet që prej kur është xhiruar seriali i famshëm brazilian “Kloni”, i cili pati audiencë rekorde edhe në Kosovë përmes transmetimit të tij në RTV21.

Gërshetimi i dy kulturave asaj latine dhe arabe, fenomeni i klonit dhe dashuria ndërmjet Zhades dhe Lukasit ishin tema e kësaj telenovele.

Ndërkohë nuk ka si të harrohet vallëzimi ikonik i Zhades (Giovana Antonelli). Ajo pas dy dekadave ka risjellë këtë vallëzim, por në një mënyrë më të veçantë, me tenxhere dhe tigana. Spektatori i saj kryesor edhe kësaj radhe ishte Lukasi (Murilo Benicio).

Video e publikuar nga aktorja në Instagramin e saj është bërë virale duke marrë mbi 1 milion pëlqime e komente të shumta.

Kujtojmë se Giovana dhe Murilo ishin lidhur edhe në jetën reale gjatë xhirimeve të serialit. Lidhja e tyre zgjati deri në viti 2005. Ata kanë një djalë së bashku, kurse vlen të theksohet se kanë ruajtur raport miqësor mes vete

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT