‘Është një gjë shumë e bukur. Nuk ta them dot’! Kiara ka përgatitur një surprizë për Luizin, ai i thotë: Do ma japësh këtu brenda shtëpisë?
Kiara dhe Luizi mbeten çifti më i konsoliduar dhe më interesant në Big Brother.
Ata kanë pasur ulje dhe ngritjet e tyre, por tani ata po e shijojnë romancën e tyre para një publiku të madh nga të cilët ndiqen vazhdimisht.
Në rrjet komentohet shumë se dashuria e këngëtarit është më e madhe se ajo e Kiarës, nisur nga surprizat dhe gjestet e tij. Mirëpo, një surprizë nga Tito pritet në ditët në vazhdim pasi këtë ajo ia ka premtuar Luizit gjatë një diskutimi që kanë bërë mbrëmë.
Moderatorja tha se diçka shumë e bukur po e pret atë, por pavarësisht insistimit të Luizit ajo nuk ka zbuluar detaje.
“A do ma japësh brenda sht•pisë’- i ka thënë Luizi.
“Do të kënaqesh ti nga një gjë e bukur, kaq të them nuk të them më shumë, do të ndodhë këtu, është një gjë e bukur por nuk e them dot, nuk flas më e kam bërë unë për ty nëse do e kalosh nominimin”, u shpreh Kiara.