Pas rreth 10 orësh diskutime në tavolinën e negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e përfaqësueseve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas përfundimit të takimit, ku foli edhe për Asociacionin.

Kurti tha Asociacioni do të jetë një vetëmenaxhim i komunitetit serb në Kosovë dhe për këtë thotë se do të udhëhiqen nga standarde më të larta.

“Aty thuhet që urgjentisht duhet të fillojnë bisedimet dhe angazhimet për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb. Unë nuk e mohoj që paraardhësitë e mi kanë nënshkruar marrëveshje në 2013 dhe 2015. Këto janë dy prej 39 marrëveshjeve gjithsej dhe neni 10 i marrëveshjes bazë thotë se të gjitha ato duhet të zbatohen. Ka rend kronologjik të marrëveshjeve, nuk ka hierarki logjike dhe ne kësaj i përmbahemi”, ka thënë Kurti.

TE FUNDIT