KK-ja ka mbajtur takimin e tretë për këtë vit

KK ( Komiteti për Komunitete) ka mbajtur takimin e tretë me radhë për këtë vit me këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për përmbushjen dhe tejkalimin e planit buxhetor të të hyrave vetanake për vitin 2022 të barten për shfrytëzim në vitin fiskal 2023;

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e xhamisë në Shirokë;

4. Të ndryshme; Pas diskutimeve që u bënë të gjitha pikat u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës që do të mbahet me 30 mars 2023 në sallën e Asamblesë Komunale.