Kryetari Muharremaj, ka bërë homazhe në Gllogjan
Me rastin e manifestimit përkujtimor “Epopeja e Dukagjinit , sot me 24 mars, kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj ka shkuar në Gllogjan, për të nderuar veprën e lavdishme të UÇK-së së Dukagjinit.
Ai së bashku me delegacione të ndryshme ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule për t ‘ i nderuar të rënët për lirinë që ne e gëzojmë.