Boksieri kosovar, Bernardin Jakaj ka mposhtur serbin Marko Nikoliq.
Në ndeshjen e cila u zhvillua në Austri, Jakaj ishte fantastik ndaj Nikoliqit, dhe pas 10 raundeve, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve.
Kjo është fitorja e 14 e Jakajt në karrieren e tij profesionaliste duke mbetur i pamposhtur