Promovohet libri për Heroin, në përvjetorin e tij të rënjës…

Nën patronatin e kryetarit të Komunës z. Bali Muharremaj dhe në përvjetorin e rënjës së Heroit të Kombit – Komandant Milazim Kiqina sot u bë promovimi i Librit “Simbol Çlirimtari Heroi Milazim Kiqina ” i autorit Beqir Kiqina. Në ambientet e Qendrës rinore “Shtëpia e Felbahut” dhe në prani të shumë qytetarëve nga Suhareka e Dremnasi e ku ishin prezent edhe kryetarët Bali Muharremaj dhe Ramiz Lladrovci, u fol për veprën heroike të Heroit Komandant Milazim Kiqina dhe të heronjve tjerë nga lufta e UÇK-së.

Me nga një fjalë rasti në këtë manifestim letrar kanë folur kryetari Muharremaj dhe kryetari Lladrovci, ndërsa për veprimtarinë e Heroit dhe për betejat e Brigadës 123 ka fol Enver Rrustemi e në emër të Njësisë speciale të UÇK- së ka fol Shukri Hasani.


Autori i Librit “Simbol Çlirimtari Heroi Milazim Kiqina“ z. Beqir Kiqina, në fund ka felenderuar të gjitha ata që kanë dhënë kontributin e tyre për të dal ky libër sa më i mirë dhe sa ma me vlerë.


Gjatë Manifestimit pati edhe këngë me tekst kushtuar Heroit, të cilat me mjeshtri i kënduan Bexhet Korpuzi dhe Fadil Llugaxhiu.


Komandant Milazim Kiqina, u vra së bashku me dëshmorin Enver Bytyçi në fshatin Peqan me 27 mars 1999.