Kosova po kërkon fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Kosova të shtunën luajti 1:1 në Tel-Aviv, ndërsa të martën e pret Përfaqësuesen e Andorrës. Dueli mes Kosovës dhe Andorrës zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë prej orës 20:45 dhe i takon Grupit I.
Për dallim prej Kosovës që e mori një pikë në ndeshjen e parë kualifikuese, Andorra u mposht në shtëpi, 2:0 nga Rumania./Gazeta10