Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.
“Vëllai i madh”, ka caktuar një lojë për banorët të cilën kanë treguar disa nga sekretet e tyre por në formë anonimi. Një sekret që befasoi të gjithë ishte se dikush nga banorët kishte tentuar të marr vetes jeten.
Pas përfundimit të lojës, ishte Luizi ai që tregoi se ai sekret ishte i tij. “Kam tentu me i marr jeten vetes, kam flirtuar me mamanë e një shoku, jam dashuruar në Big Brother dhe njera me ka paguar m’ka pagu udhëtimin për Zvicër”, tha Luizi duke iu treguar banorëve për sekretet e tij.