Kurti: Parimi ynë atëherë ka qenë “jo Zajednicës”, edhe sot jemi “jo Zajednicës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është e mirë për Kosovën për shkak se premton të ardhme më të mirë.

Ai ka thënë se deklaratat e tij që i kishte bërë në të kaluarën nuk mund të përdorën tani dhe ka shtuar se po të ishte kryeministër në atë kohë, “do të ishte më mirë edhe për Kosovën”

“Konsiderohen me nga një sekond larg njëra tjetrës. Nuk mund të coj veten tash në veten 2011 e ta lexoj këtë dokument sepse janë 13 vjet ndërmjet. Unë nuk mund të kthej kohën. A do të dëshiroja të jem kryeministër prej vitit 2011, besoj që do të ishte më mirë edhe për Kosovën, por tash jam kryeministër më 2023”, tha ai në Dukagjini.   

“Vullneti i popullit na ka sjellë këtu. Na kanë votuar për të qeverisur mirë”, shtoi ai.

Tutje Kurti tha se nuk do të ketë “Zajednicë” as me këtë marrëveshje dhe vazhdon të i qëndrojë atij parimi.  

“Ajo që është më e vlefshme, nuk e cenon mundësinë të ecim përpara. Mos kërkoni prej meje të flasim për mua në vitin 2013. Parimi jonë atëherë ka qenë “jo Zajendicës”, edhe sot jemi “jo Zajednicës’”, përfundoi ai.