Policia ka arrestuar një të dyshuar i cili gjatë ngasjes me motoçikletë nuk iu është bindur policëve që të ndalet.
I dyshuari kishte sulmuar edhe policët gjatë vënies nën kontroll – ku njëri prej tyre ka marrë tretman mjekësor.
“Rahovec 24.05.2020 – 23:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte bërë ngasje të rrezikshme dhe nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor që të ndalej. I dyshuari kishte sulmuar njërin prej zyrtarëve policor, gjatë vënies nën kontroll pasi i dyshuari kishte qenë agresiv, lëndime kishte pësuar edhe një polic tjetër të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.