I lindur më 22 shkurt 1967 në fshatin Gjinoc të Suharekës, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje ndërsa studimet i përfundoi në Fakultetin Ushtarak në Departamentin e Mbrojtjes në Universitetin e Beogradit.
Është kryetar aktual i komunës së Suharekës. Muharremaj ka punuar si profesor në shkollën e mesme “Jeta e Re” në Suharekë. Ka qenë edhe Drejtor i kompanisë “Aliu” Gjinoc-Suharekë.
Në vitet 1998-1999 ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si Zv. Komandant i Brigadës 123. Pas përfundimit të luftës Baliu ishte Nënkryetar i Komunës së Suharekës. Prej vitit 2001 deri 2005 ishte Drejtor Regjional për Siguri Civile dhe Gadishmëri Emergjente në Prizren.
Në vitet 2009-2010 punoi në Ministrinë e Punëve të Mbrendshme (MPB) si Drejtor për Azil dhe Migracion, gjatë viteve 2010-2011 Baliu ishte Nënkryetar i Komunës së Suharekës.
Prej vitit 2011 deri 2017 ishte Deputet në Parlamentin e Kosovës në grupin parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Përveq gjuhës amtare shqipe, ai flet atë serbo-kroate, maqedonase dhe ka njohuri në gjuhën gjermane.
Çka premtoi e cka realizoj?!
Bali Muharremaj si kandidat për kryetar komune të Suharekës ju premtoi qytetarëve të kësaj komune: Ndërtimin e shkollës së re fillore “Vasa Pasha Shkodrani” në Leshan, ndërtimin e sheshit të ri në Suharekë, shtigjeve për ciklizëm, vrapim e ecje, ndërtim të rrugëve të reja dhe renovim të stadiumit të qytetit.
Ai gjithashtu premtoi ndërtimin e Qendrës së Kulturës brenda se cilës do të ketë bibliotekë, qendër rinore dhe muze komunal dhe ju ofroi përkrahje të vazhdueshme projekteve të teatrit, filmit, muzikës dhe artit.
Premtoi pajisjen e QKMF-ve me aparatura të reja, funkzionalizimin e tërësishëm të tyre dhe punësimin e 40 personave si staf shtesë në sistemin e shëndetësisë.
Premtoi : QMF në Mushtisht, studençan, Duhel dhe Bukosh do të punojnë me dy ndërrime deri në orët e vona të mbrëmjes dhe do të ofrohen edhe shërbimet e laboratorit (analizave bazike)
QMF-të në Mushtisht, Studençan, Duhël dhe Bukosh, punojnë me dy ndërrime dhe gjatë ndërrimit të parë ofrohen edhe shërbimet e laboratorit (analizave bazike).
Ndër të tjera premtoi edhe ndërtimin e bazenit akumulues të ujit të pijes në Biraq dhe themelimin e një ndërmarrje për trajtimin e ujërave të zeza.