Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se s’ka dëgjuar për marshin “Liria ka Emër” për solidarizim me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Kurti tha se nuk e di nëse do të marrë pjesë në të.
“Po e shoh organizatorin dhe kërkesën dhe po e vlerësoj. Unë me të thënë të drejtën nuk është se e kam dëgjuar këtë iniciative, por si është dita ime këtu, ndonëse duket afër 2 prilli i së dielës, ka ca kohë”, u shpreh Kurti në Klan Kosova.
Kujtojmë se deri tash shumë politikanë e figura publike, pos që kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ku kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen me marshin.
Marshi do të mbahet më 2 prill dhe do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.