Bananja është një nga pemët që ka shumë aftësi ushqyese por janë edhe 6 arsye të forta pse duhet të hani banane.

1.Bananja përmban shumë kalium I cili është një mineral i rëndësishëm stabilizim të shtypjes së gjakut, zemër të shëndoshë si dhe eshtra të forta.

Një banane përmban 450 mg kalium, 4 herë më shumë se drithërat dhe buka që përmbajnë kalium. Nëse hani dy banane në ditë, do të parandaloni hipertensionin, aterosklerozën si dhe do të keni eshtra më të forta. Bananet poashtu zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

2.Bananet përmbajnë fibra që ndihmojnë në sistemin e tretjes, transmeton Klan Kosova.

Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve me diarre, forcon sistemin imunitar, mbron zorrën e trashë nga kanceri dhe më shumë.

Fibrat kontribojnë në rritjen e thithjes së mineraleve nga zorrët, duke zvogëluar thithjen e kolesterolit dhe baraspeshimin e nivelit të sheqerit në organizëm.

3.Bananja përmban substanca që ndihmojnë qelizat të funksionojnë në atë mënyrë që rregullojnë barkun duke formuar një mukozë kundër aciditetit. Komponentet e tjera në banane njihen si enzimë parandaluese, që ndihmon në shkatërrimin e bakteries që shkakton ulçeren në bark.

4.Bananet përmbajnë pak sodë.Zvogëlimi i konsumimit të sodës është i rëndësishëm për parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, si dhe dëmtimin e enëve të gjakut, dhe humbjen e kalciumit nga eshtrat.

5.Bananet ndihmojnë organizmin për t’u mbrojtur nga kanceri në veshkë. Femrat që konsumojnë më shumë perime dhe pemë, janë më pak të rrezikuara nga rreziku i kësaj sëmundjeje, dhe ato që konsumojnë 4-6 banane në javë, janë të rrezikuara nga kanceri në veshkë për gjysmë.

6.Bananja përmban triptofan, një aminoacid që e bën serotoninën, një përbërës aktiv në sistemin nervor. Në mesin e shumë funksioneve që kryhen në sistemin nervor, ajo rregullon gjumin dhe oreksin dhe rrit ndjenjës e relaksit. Për atë arsye, rekomandohet që të hani një banane nëse gjat ditës ndjeni uri.

TE FUNDIT