Në fshatin Duhël, është djegur një shtallë në rrethana të panjohura, ku edhe kanë ngordhur 14 edha.
Policia ka njoftuar se dje në orën 16:00 është raportuar se në rrethana deri më tani të pa njohura është kapluar nga zjarri një shtallë (nga druri) e improvizuar, pronë e viktimës mashkull kosovar.
Sipas viktimës në shtallë kanë qenë 14 kecër (edha). Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarri, mirëpo si pasoj e zjarrit dhe tymit të gjithë kecërit kanë ngordhur.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.