Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interasante, të cilat janë të vlefshme për javën e 27-të.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, ku Ballkani do të jetë nikoqire e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.
Skuadra më e trofeshme në Kosovë, Prishtina do të luaj në shtëpi kundër Trepçës ’89.
Ndeshja tjetër zhvillohet në Podujevë, mes Llapit dhe Malishevës.
Të tri këto duele do të nisin nga ora 15:00.