Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranër, por sipas njoftimit, nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell

Në njoftimin e këtij instituti, bëhet e ditur se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu, përcjell Klankosova.tv.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime ,kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale , ndersa minimale do të shënojnë ulje për 3-5 gradë Celsius. Gjatë këtyre dy ditëve parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-12m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.