Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, është deklaruar pro marshit për Drejtësi, që do të mbahet sot për t’u solidarizuar me ish-komandantët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai ka postuar në Instagram posterin zyrtar të marshit, duke rikujtuar orën e nisjes së marshit.
“Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e dinjitetshme.
Më 2 Prill ora 14:00 në Prishtinë, Marshimi për Drejtësi është mbështetje për UÇK-në.
Secili prej nesh që i bashkangjitemi i mbrojmë vlerat e luftës dhe angazhimin për lirinë e vendit.
Bali Muharremaj”