Sqarim nga kryetari Muharremaj

Sqarim

Kam deklaruar vitin e kaluar, se investimet në Parkun e Dëshmorëve dhe në gjithë lapidarët e komunës sonë, do ta bëjnë të mundur që këto hapsira të shenjëta ta kenë një pamje më dinjitoze, që vizitorët dhe brezat e ardhshëm ti nderojnë me respekt.

Natyrisht aty po bëhen punime me seriozitetin më të madh që gjithëçka të zbatohet sipas projektit.

Shqetësimi për pishat e prera që u paraqit sot do të duhej ti kishte parasyshë disa rrethana:

  • Nga dëmtimi i tyre (tharja) kanë pësuar vet pllakat në varret e dëshmorëve;
  • Projekti i ri i cili po zbatohet, parasheh heqjen e tyre dhe zëvendësimin e tyre në numër, më shumë se sa ishin dhe hapësira të gjelbëruara shtesë;
  • Natyrisht heqja e tyre është bërë edhe me njoftimin dhe pëlqimin nga ana e institucioneve përkatëse.

Projekti do të përfundoj dhe gjithçka do të
mbetet e dukshme.

Unë e falenderoj Alush Shalën për projektin, të cilin e ka bërë falas dhe të gjithë ata që kontribuan me ide e propozime, që ky vend i rëndësishëm ta ketë përgjithmonë respektin e të gjithëve.

Me respekt
Bali Muharremaj