Prokuroria Speciale në fjalën 5 orëshe për të paraqitur rastin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, provoi të argumentojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një strukturë e mirë organizuar dhe me hierarki të qartë të veprimit.

Rrjedhimisht, sipas gjykatës, krimet e ndodhur në kohën e luftës dhe pak pas luftës, kanë ndodhur me urdhrat e UÇK-së, respektivisht shtabit të përgjithshëm.

Por, një dokument i datës 4 maj 1999 i Departamentit Amerikan të Shtetit hedh poshtë krejtësisht këtë pretendim.

Aty, pos tjerash, qartësisht thuhet se nuk kishte strukturë politike ose komandë dhe kontroll efikas të UÇK-së.

“Për më tepër, pasi nuk ka strukturë politike në Kosovë ose komandë dhe kontroll efektiv të UÇK-së do të duheshin shumë muaj, nëse jo vite, për t’i organizuar ata që të përdornin dhe mirëmbajnë çdo ndihmë ushtarake që Shtetet e Bashkuara do të ofronin”, shpalosë dokumenti.

Këtë dokument prokuroria e kishte poseduar, por nuk ka vendosur ta fus fare në rast dhe gjithashtu nuk ia ka prezantuar gjykatës.

Kjo për arsyen se prezantimi i këtij dokumenti do të binde ndesh me narracionin që prokuroria dëshiron ta krijojë për të provuar akuzën “ndërrmarrje e përbashkët kriminale”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT