Përveç Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, prokurori i specializuar ka përmendur edhe Adem Jasharin si një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka ndërmarrë veprime kundër serbëve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë.

Aksionet e tyre, për prokurorinë speciale, përbëjnë prova kundër të akuzuarve.

“Përmes Adem Jasharit, UÇK filloi të sulmojë në mënyrë të vazhdueshme ushtrinë, policinë dhe bashkëpunëtorët serbë përgjatë viteve 90-të.

Deklarimin për Jasharin e ka bërë prokurori i specializuar, Matthew Halling.

Ndryshe tashmë ka përfunduar seanca ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Seanca do të vazhdojë të martën me 4 prill me deklaratat e ekipit mbrojtës.

Duke filluar nga ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit special, Alex Whiting, e tek fjalët e prokurorëve të tjerë, linja e sqarimit në fjalinë hapëse të prokurorisë ka qenë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur qëllime kriminale dhe ka ndjekur politikë të shenjëstrimit të kundërshtarëve.

Sipas prokurorisë, ishte Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që si udhëheqës të kësaj politike të eliminimit të kundërshtarëve kanë dhënë urdhrat.

Sipas Kryeprokurorit Whiting, “provat do të tregojë që katër të akuzuarit mbështeten dhe zbatuan një politikë që vinte në shënjestër ata persona që konsideroheshin si kundërshtarë, shpesh të mbështetur në asgjë. Si dhe personat e perceptuar si jo mbështetës të qëllimeve të UÇK-së”.

“Ata që konsideroheshin si kundërshtarë ishin anëtarë të LDK-së dhe persona me përkatësi etnike serbe. Kjo politikë synonte burgosjen, keqtrajtimin dhe ndonjëherë vdekjen e kundërshtarëve”, tha ai.

Por, pas prezantimit të aktakuzës, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi janë pyetur për qëndrimet e tyre fillestare.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi që të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT