Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi po kalon në një sezon fantastik se skuadra nga Rumania, CFR Cluj.
Ish-lojtari i Ballkanit ka marrë menjëherë oferta nga shumë skuadra, sidomos nga ato italiane, por aksionari i klubit rumun, Nelu Varga nuk dëshiron ta shes lojtarin.
Sipas Varaga-s, Krasniqi u tranferua në CFR Cluj për të qëndruar gjatë dhe për t’i ndihmuar ekipit të fitoj tituj të rëndësishëm.
“Nuk e kemi marrë lojtarin për ta shitur pas 4 apo 5 muajve. Ai mund ta në ndihmojë të fitojmë shumë tituj”, ka thënë Nelu Varga, një prej aksionarëve të klubit nga Rumania.
Krasniqi deri tani në ligë ka zhvilluar 9 paraqitje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist. Sipas mediave të huaja, për Krasniqin është interesuar skuadra nga Serie A, SS Lazio.