Rrjetet sociale janë një ndër format më moderne për të promovuar punën dhe aktivitetet të cilat duam t’i shfaqim në publik.
Ato përdoren edhe nga politikanët, të cilët përmes rrjeteve sociale mundohen të jenë sa më afër simpatizantëve dhe votuesve të tyre.
Një ndër emrat e politikës vendore që përdor rrjetet sociale është edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Vjosa Osmani është aktive në rrjetet sociale. Ajo përdor Facebook-un, Twitter-in e Instagram-in si mjete komunikimi dhe promovimi të punës së saj. Në Instagram atë e ndjekin mbi 127 mijë persona e i ndjek rreth 160, megjithatë ajo aty nuk i mban disa nga figurat kryesore politike te vendit.
Por ajo që bie në sy është se presidentja Vjosa Osmani në instagram e ndjek Flamur Bytyçin – asambleistin e LDK-së në Suharekë.