[VIDEO] 82-vjeçari i gatshëm të futet në Big Brother Albania – “Kam qejf me nejtë me djem e çika t’reja”

Banori i “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli po gjen përkrahje nga të gjitha vendet ku ka shqiptarë. Ai po quhet ndryshe edhe si fenomen, që ua ka marrë zemrat të gjithëve.

Njëri prej tyre është edhe një 82-vjeçar nga fshati Doblibare i Gjakovës. Në hyrje të fshatit banorët kanë vendosur një pankartë duke shkruar “Jemi me ty Luiz”.

I madh e i vogël e shikojnë vazhdimisht lojën e tij, por të marteve e të shtunave nuk del askush prej shtëpisë gjatë kohës kur është spektakli.

Televizorit nuk i largohet as Ton Pergega i cili nuk heziton të tregojë sesa shumë i pëlqen banori më i komentuar i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“82 vjet i kom po vazhdimisht e kqyri Big Brother, deri në ora 1 a 2 të natës rri qut”, ka thënë Pergega për T7.

82 vjeçarit i ka pëlqyer mjaftë shumë pankarta e vendosur në fshatin e tij, duke treguar kështu që i ndjek edhe banorët e tjerë.

Edhe pse ka 82 vjeç, Ton Pergega ka dëshirë të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Kam dëshirë më nejt me djem e çika të reja”, shtoi Pergega.

VIDEO